“Pas shtatorit, qeveri teknike”/ Avokati Altin Goxhaj i bën thirrje shqiptarëve: Rrëzoni qeverinë e Ramës! Nuk kemi parë asgjë akoma…

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për aktualitetin politik, krizën ekonomike dhe ajo çfarë na pret gjatë muajve të dimrit në vendin tonë.

Gjatë fjalë, Goxhaj theksoi se Shqiptarët duhet të “zgjohen” dhe me protesta ta rrëzojnë nga pushteti Edi Ramën pasi sipas tij vetëm me qeveri teknike situata e krizës ekonomike do të administrohet më lehtë.

“Shqiptarët nuk kanë asnjë alternativë tjetër për të mbijetuar, përveç se të rrëzojnë Edi Ramën. Kjo krizë e madhe globale që do të vijë edhe në Shqipëri, kjo krizë e madhe akoma nuk ka ardhur. Kemi shumë për të parë, skemi parë asgjë akoma. Kriza e madhe globale ka brenda që po vjen i ka gjitha elementët, ka brenda çmimet e rriturave të ushqimeve por edhe mungesën e ushqimeve, ka brenda edhe çmimim e energjisë. Europa problemin më të madh se naftën ka gazin. Shqiptarët e përdorin gazin por elektriciteti është baza e energjisë që përdorim dhe nafta dhe benzina për makineritë.

Lufta do të përshkallëzohet. Ka lajme të reja që shoqërohen luftën në Ukrainë të shitjes në farmaci të dozave të jodit për shkak të radioaktivitetit të mundshëm. Kemi raste Zvicër, Moldavi etj. Jemi përballë një realiteti që përshkallëzohet. Kjo gjendja globale nuk i dihet ku do të shkojë.

Ne kemi këtu Edi Ramën, “kapon” i cili drejton gjithë Shqipërinë. Nga 7 korriku nga protesta e opozitës me vendimet e veta po punon me shpejtësi ekstreme për të vjedhur më shumë. Ka një element të përballjes ekstreme. Ligji i fundit që është miratuar në parlament është për Butrintin i cili është nj shfaqje spektakolare dhe grabitje masive që të gjitha vendet arkeologjike të Shqipërisë do t’i marrë një grup mafioz që quhet Fondi Amerikan i Zhvillimit.

Rama e di shumë mirë që një Berishë dhe Ilir Metë përballë tij i rrezikohet shumë pushteti dhe ai kërkon të marrë masa për të krijuar pengesa. Rama në rast të krizës së madhe ekonomike ku Shqipëria po shpopullohet pasi kjo verë ishte një panair i shpopullimit pasi cdo kush e ka kuptuar që Shqipëria vuan për punëtorë. Duke parë cmimet dhe sa shumë njerëz nuk shkuan dot me pushime për shkak të mungesës së parave. Ne e kemi të qartë si do të jetë dhjetori apo prilli me Edi Ramën kryeministër. Në 2022 nëse do të kemi Edi Ramën kryeministër, Shqiptarët do të pësojnë një nga vuajtjet dhe krizat më të mëdha të historisë. Pasi në këtë krizë globale të kesh Edi Ramën në krye vështirësia do të jetë edhe më e madhe. Rrëzim qeverie nuk do të thotë zgjedhje të parakohshme. Unë them më mirë qeveri teknike nuk ka rëndësi baza e majtë, e rëndësishme mos mbahet ky që është. Po ti shikosh ministrat janë kukulla idiote. Rama ka bërë një qeveri të çuditshme”, tha Goxhaj./faxweb

Zjarr Tv Ad