Eksperti dhe njohësi i politikës Afrim Krasniqi, ka publikuar ligjin sipas të cilit dhënia e dekoratave dhe titujve i takon Presidentit të Republikës. Ky reagim i tij vjen pas disa pas nderimeve që kryeministri Rama u ka bërë sportistëve Luiza Gega e Florian Marku.
Ai shton se edhe përse Rama dhe ministrat mund të japin të tilla dekorata dhe tituj, në praktikën diplomatike ato nuk quhen vlerësime nga shteti apo në emër të shtetit, transmeton newsbomb.al.
“Per gazetaret qe raportojne dhe ata qe festojne pa e kuptuar arsyen: Shteti shqiptar ka hierarki institucionale. Nderimet në emër të tij bëhen me dekorata & tituj të nderit ne nivel kombetar dhe ato jepen vetëm nga Presidenti. Institucionet e tjera japin medalje & certifikata, të cilat nuk bëjnë pjesë në hierarkinë e nderimeve te larta shteterore.
Kryeministri & çdo minister jep “për të vetët”, por ne praktiken diplomatike, ato nuk citohen si vleresime nga shteti/ne emer te shtetit”, shkruan eksperti i njohur i politkës Afrim Krasniqi. Bashkëlidhur dhe ligji për dekoratat/titujt.