“Pazar për zgjedhjet lokale”/ Gazetarja e njohur zbardh skenarët që priten në ditët në vijim dhe tregon emrat: Deputetë të PD-së në valle me maxhorancën

0
1421
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Juela Meçani u shpreh se po bëhet pazar me zgjedhjet lokale të vitit 2023 nga deputetët e PD-së. Ajo tha se ky pazar po bëhet nga deputetët që janë kundër kreut të PD-së Sali Berisha.

Sipas saj, ka deputetë të  PD-së që ‘hedhin valle me maxhorancën’, ndërkohë që në rrjete sociale hedhin akuza ndaj qeverisë.

“Një pjesë e deputetëve që janë jashtë Tiranës po i përdorin për pazar. Këtë radhë do të ketë zgjedhje të sakta dhe ka shumë deputetë që kanë bërë pazar të pastër politik. Këtë Pazar nuk e bëjnë deputetët që janë pjesë e PD dhe janë brenda PD por ata që janë anatemuar nga një pjesë e madhe e qytetarëve. Këta dalin me statuse në Facebook dalin kundër qeverisë, ndërkohë në tryezë hedhin valle me mazhorancën. Mënyra se si po bëhen të famshmet takime të Alibejat dhe Çupit, ka një dimension paralel. Këta njerëz do punojnë tashmë për veten e tyre. Bashkitë janë një ndikim i madh për PD në zgjedhjet e ardhshme. Janë një mekanizëm që e mban të bashkuar një parti”, u shpreh gazetarja.

Më tej ajo tha se se palët ‘kundërshtare’ brenda PD do të jenë të detyruara që të bashkohen dhe të nxjerrin kandidatët e përbashkët për postet e kësaj partie.

Meçani theksoi se të dy palët duhet të ulen në tryezë dhe para interesit të tyre të vënë interesin kombëtar./sot.com

Zjarr Tv Ad