Pezullimet mediatike të policëve që abuzojnë me detyrën! Çfarë ndodhi me zinxhirin e Policisë Kufitare të Vlorës pas ngjarjes së rëndë të Potamit

0
237
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NIKOLETA KOVAÇI/ Sa herë ndodh ndonjë ngjarje e rëndë, apo ndonjë incident në të cilin gjenden efektiv police ose indiferenca e tyre, sipas AMP, Policia e Shtetit nis emrat e efektivëve që për ndëshkim marrin ose pezullimin ose shkarkimin.

Por në fakt, rrallë ndodh që të merren të dyja këto masa kundër efektivëve. Madje ka raste kur pas publikimit të një deklarata të drejtuesve të Policisë së Shtetit për pezullim, efektivët të ngrihen edhe në detyra, por siç ndodh që edhe të “internohen” nëpër komisariate të largëta siç është edhe rasti më i fundit që ndodhi në fillim të këtij muaji në Vlorë.

Sipas të dhënave konfidenciale, mësohet se këta efektivë policie, të cilët u listuan sikur ishin të gjithë të shkarkuar në fakt ata janë larguar nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Vlorës, duke u hedhur në objekte dhe struktura të tjera, përveç drejtuesit të kësaj strukture policore, të cilit me sa duket Agjencia e Mbrojtjes Policore ia faturoi përgjegjësinë për tragjedinë e Potamit, kur një komisar policie i mori jetën një vajze të vogël në bregun e detit Jon.

Por në vazhdën e pezullimeve mediatike ishte edhe rasti i pak ditëve më parë kur një punonjëse e policisë së Elbasanit sulmoi në rrjetet sociale gazetarët lokalë, për të cilën vetë drejtuesi i policisë doli dhe dha lajmin e nisjes së hetimit disiplinor për efektiven, por që ende nuk është thënë se çfarë u rezultua nga ai hetim i AMP-së.

POLICIA E KUFIRIT TË VLORËS

Ndërsa ngjarja e rëndë kishte tronditur gjithë vendin, Policia e Shtetit nxori një urdhër për të shkarkuar të gjithë zinxhirin komandues të Drejtorisë vendore për Kufirin dhe Migracionin në  Vlorë. Mbrëmjen e 2 gushtit, Policia e Shtetit njoftoi se “drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pas analizës së hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare u shkarkuan nga detyra: kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë; komisar Fatos Muka, me detyrë shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë; kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë; nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori; inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë; nënkomisar Neritan Buzi, shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori.

nspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.

Por sipas të dhënave konfidenciale bëhet me dije se në fakt prej këtyre 14 personave që u tha se u shkarkuan, është ende i pezulluar vetëm drejtori i strukturës kufitare ndërsa të gjithë të tjerët janë në punë por në stacione të tjera policore. Të njëjtat burime policore tregojnë se në fakt, dy prej punonjësve të Policisë që u tha se u shkarkuan nuk kanë qenë fare në Vlorë ditën e ngjarjes. njëri u theksua se ka qenë me trajnim në Korçë dhe një punonjës tjetër për probleme kurim jashtë vendi.

Por rastet e policëve që thuhet se pezullohen e rrinë në detyrë janë të shumtë. Rreth një vit më parë një efektiv policie u përfshi në një incident të rëndë në Dajt me një gazetare dhe një operator. Policia e Shtetit dhe vetë ministri i Brendshëm dolën në media dhe ndëshkuan me pezullim efektivin Sh.T., i cili mësohet se jo vetëm që është në detyrë por madje edhe është rritur në detyrë.

Zjarr Tv Ad