“Amerika kërkon largimin e Ramës, Berishës dhe Metës”/ Analisti Redi Varaku zbulon “skenarët” e shtatorit të nxehtë: Pastrim, ndëshkim dhe reformim…

0
2008
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Redi Varaku i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për shtatorin e nxehtë të politikës shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Varaku theksoi se politika amerikane do të përdorë një metodologji të vecantë: Pastrim, ndëshkim dhe reformim të demokracisë në vendin tonë. Sipas Varakut, të tre aktorët e rëndësishëm politikë Rama, Berisha dhe Meta do të luajnë “kartën e fundit” për të shpëtuar.

“Kemi hyrë në një fazë finale në një situatë që u bë prej vitesh që qarkullon si tezë në ambientet politike shqiptare. Kemi hyrë në një fazë të një beteje finale, palët kanë nxjerrë “artilerinë e rëndë në kuptimin e luftës politike. Ashtu si shumë komentatorë pores një shtator shumë të nxehtë. Pres një përplasje shumë të ashpër mes palëve dhe mendoj se kjo erdhi si pasojë e vendimit të Ramës që nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar të PS deklaroi se në shtator do të sjellë disa projektligje për të larguar përfundimisht Ilir Metën dhe Sali Berishën. Unë mendoj se Rama dhe Balla janë vendosur përballë këtij vendimi nga SHBA ashtu si zoti Basha që u vendos përballë kësaj situate që duhet të largonte nga politika Berishën dhe Metën.

Në shtator situata do të eskalojë pasi palët do të nxjerrin artilerinë e rëndë, pasi situata është në pikën e fundit të gjësë. Në këtë betejë do të vet-asgjësohen të tre. Berisha dhe Meta kanë shumë fuqi ekonomike dhe pushtet në gjyqësor duke e goditur aq fortë Ramën saqë ky i fundit do të detyrohet që të largohet sigurisht pas aktit të përjashtimit të Berishës dhe Metës nga politika.

Hetimi i SPAK-ut ndaj Metës – “Jemi përballë një angazhimi shumë të madh të politikës së lartë amerikane që kërkon të realizojë në Shqipëri një metodologji interesante: Pastrim, ndëshkim dhe reformim. Pastrimi nëpërmjet Vetingut në politikë që do të ndërmerret në parlament nga Rama, ndëshkim nëpërmjet reformës në drejtësi për aktorët e korruptuar të politikës shqiptare, dhe reformimi i demokracisë. Kjo metodologji e politikës amerikane ka filluar të aplikohet. Jemi përballë kësaj, në shtator kemi pastrimin dhe mbase ndëshkimi vjen njëkohësisht. Një reformim i politikës do të thotë transferimi i pushtetit. Kjo është betejë politike por lidhet me fatet personale të të treve, secili rrezikon asgjësimin nga politika, beteja do të jetë shumë e fortë dhe shumë e ashpër. Urojmë që kjo beteje mos tejkalojë kornizat kushtetuese të kësaj beteje politike”, tha Varaku./faxweb

Zjarr Tv Ad