Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur lutje për popullin e Pakisi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur lutje për popullin e Pakistanit i cili po përballet më përmbytje shkatërruese.
Ai përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’ situatën në Pakistinë e ka quajtur si situatën më të rëndë natyrore në dekada.
“Ndërsa reshjet e monsunike vazhdojnë në Pakistan, ne po marrim me pikëllim të madh lajmin e përmbytjeve shkatërruese
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për popullin e Pakistanit, duke u përballur me fatkeqësinë e tij më të rëndë natyrore në dekada”, ka shkruar kryeministri.
Ndryshe, mbi 1 mijë persona kanë vdekur si rezultat i vërshimeve në Pakistan që nga qershori, kanë bërë të ditur disa nga zyrtarët më 28 gusht.
Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se 119 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të arrijë në 1 mijë e 33 persona.
Zyrtarët në Pakistan kanë thënë se gjatë këtij viti vërshimet kanë prekur mbi 33 milionë banorë.
Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se mbi 2 milionë hektarë të mbjella me produkte bujqësore janë shkatërruar plotësisht, 3.451 kilometra rrugë janë shkatërruar dhe 149 ura janë shembur.