Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjete sociale pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka vendosur një instalacion druri në oborrin e brendshëm të kryeministrisë që kushton 4 mln €.
Këlliçi shprehet se kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga ‘arti’ i vjedhjes ndërsa shton se ai qëndron pas çdo afere korruptive. Më tej Këlliçi shkruan se shqiptarët duhet të heqin dorë prej tij, jo prej Shqipërisë
Statusi i Këlliçit
Një dru i shtrembër bëhet instalacion
Edi Rama, stilisti që qëndron pas çdo afere shumëmilionëshe, ai që e hedh paranë lumë për inceneratorë por që nuk ngriti kurrë rroga e pensione, do u marrë shqiptarëve edhe 3.7 milionë euro për të ndërtuar një biçim vepre artistike, nga ato të vetat.
Puna me dru e quajtur “Parku Eden” do të na kushtojë 3.7 milionë euro, me gjithë “hak pune”.
Nuk mund ta quanin “Kopshti i Edenit” pasi është shumë larg të qenurit vendi ideal.
Rama nuk heq dorë nga “arti” i vjedhjes.
Shqiptarët duhet të heqin dorë prej tij, jo prej Shqipërisë!