Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka liruar nga burgu ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi.
Vendimi u mor sot, pasi GJKKO pranoi kërkesën e avokatit të tij për lirimin për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit. Ish-drejtori i RTSH, u dënua me nje vit e 4 muaj burg me akuzën e shpërdorimit te detyrës.
Ndërkohë çështja ndaj tij do të vazhdojë në Apel, pasi ai kërkon pafajësi.
Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar.
Sipas SPAK Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.