BE kërkon transparencë për Portin e Durrësit/ Genc Pollo: Shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit! Paralajmërim për Ramën

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri dhe ish-deputeti Genc Pollo ka reaguar në lidhje me deklaratat e delegacionit të BE dhënë për gazetën “Panorama” se duhet transparencë për projektin e Portit të Durrësit. Sipas tij, ato që ka deklaruar zyra e BE në Shqipëri janë një paralajmërim për qeverinë e Ramës. Sipas tij, afera e Portit të Durrësit nuk është vetëm çështje korrupsioni, por edhe shkelje e marrëveshjes së Stabilizimi Asociimit me BE-në, që siç thotë Pollo dikton gara të hapura mes investitorëve të interesuar.

Më tej Pollo thotë se “ky qëndrim i Brukselit shpjegon pse Rama kritikon Bashkimit Europian. Nuk është se e vret mendjen për vaksinat e popullit”.

Sërish një paralajmërim sot qeverisë Rama nga Delegacioni i Bashkimit Europian për aferën e Portit Durrës/Nusreti/AlAbaar. Kjo aferë nuk është vetëm një çështje korrupsioni madhor e përvetësimi të pronës publike! Është edhe një shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në.

Kjo e fundit dikton garë të hapur mes investitorëve të interesuar. Rama ka preferuar që portin e truallin rreth tij me vlerë 1,9 miliardë € t’ja falë direkt AlAbaarëve afër tij. Ky qëndrim i Brukselit shpjegon pse Rama kritikon Bashkimit Europian. Nuk është se e vret mendjen për vaksinat e popullit”, thuhet në reagimin e Pollos.

REAGIMI I DELEGACIONIT TE BE

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i kërkon qeverisë më shumë qartësi dhe transparencë në lidhje me marrëveshjen me kompaninë arabe sa i përket projektit të marinës në Portin e Durrësit. Në një reagim për gazetën “Panorama”, BE thekson se siç parashikon marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, qeveria shqiptare duhet t’u japë mundësinë e garës kompanive nga vendet evropiane.

Për sa i përket rizhvillimit të Portit të Durrësit, BE-ja ka nënvizuar vazhdimisht nevojën për qartësi dhe transparencë për marrëveshjen tregtare të lidhur mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke theksuar se, siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit, kompanitë nga vendet e BE-së duhet të kenë mundësi të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontratat publike”, thuhet në reagimin e delegacionit evropian.

Burimi: Panorama.al

Zjarr Tv Ad