Borrell: Duhet kompromis për çështjen e vizave për rusët

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje 27 shteteve anëtare që të gjejnë kompromis dhe të lënë pas inatet.

Blloku po debaton nëse duhet të ndalojë lëshimin e vizave turistike për rusët, si sanksion për pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Borrell tha se “ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe një vendim politik”. “Do të punoj për unitet…. Ne nuk mund të lejojmë që të dukemi të përçarë për një çështje kaq të rëndësishme, që ka të bëjë me raportet midis njerëzve, midis shoqërisë ruse dhe popullsisë evropiane”, tha ai.

Çështja e kufizimit të vizave për rusët është aktualizuar ditëve të fundit nga disa shtete të bllokut. Më pas ky vendim do të bëhej sanksioni më i ri kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj të paprovokuar të Ukrainës.

Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë – shtetet e Baltikut, Polonia dhe Finlanda – kanë udhëhequr kauzën për vendosjen e një ndalese kufizuese mbi vizat për turistët rusë.

Për shkak të sanksioneve të BE-së për fluturimet nga Rusia, shumica e udhëtarëve përdorin kufijtë tokësorë për të udhëtuar në shtetet e BE-së.

 

Zjarr Tv Ad