U kap disa orë pas krimit të dyfishtë/ Avokati i Arsen Muskurtit rrëzon versionin e policisë: E kam dorëzuar vetë! Blutë s’morën asnjë masë për parandalimin e ngjarjes

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arsen Muskurti u vendos në pranga disa orë pas kreu krimin e dyfishtë në kryeqytet, ku vrau me armë zjarri vëllain e tij, Dritanin dhe kunatën, Nora Muskurti. Menjëherë, pas arrestimit të tij reagoi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili përgëzoi policinë për kapjen në kohë rekord të autorit.

“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tone”, shkroi ai.

Ndërsa blutë njoftuan: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi A. M., ditën e djeshme, në rrugën “Islam Alla”, ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. M., 44 vjeç dhe N. M., 33 vjeçe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur gjatë krimit.”

Megjithatë, avokati i autorit të krimit të dyfishtë ka hedhur poshtë versionin e policisë se Arsen Muskurti u arrestua nga blutë.

Pas seancës gjyqësore ku togat e zeza dhanë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 38-vjeçarit, avokati tha se e ka dorëzuar vetë klientin e tij në ambientet e komisariatit, pasi ia kërkoi ai personalisht.

“Dua t’ju bëj me dije se Arsen Muskurti është dorëzuar vetë konkretisht. Kam parë shumë trillime në media, se ka dashur të largohet në Dibër me bashkëshorten. Por është dorëzuar vetë, më ka kërkuar mua personalisht që ta dorëzoj Arseni. Kemi shkuar në ambientet e policisë, kemi bërë të gjitha proceduart pasi kishte kryer krimin. Kemi bërë të gjitha veprimet hetimore që duhet të kryeheshin, ndërsa sot deklaroi që do të mbrohet vetëm më avokat. Kërkova masë sigurie 30 ditëpër një arsye të thjeshtë, pasi gjendja e tij mendore psikologjike është e jashtëzakonshme, ai merr mjekim, patjetër”, tha përfaqësuesi ligjor i Muskurtit.

Kush është motivi i ngjarjes?

Dua t’ju them një detaj të shkurtër, që ai i ka kryer 7 kallëzime penale ndaj viktimave, ndërsa policia e shtetit s’ka marrë asnjë lloj veprimi për parandalimin e kësaj ngjarje.

Në kallëzim janë sekrete hetimore, s’mund ti bëj publike. Ky ishte një detaj që ju duhet, pjesa tjetër është sekret hetimor. Nuk është arratisur, është vetëdorëzuar

Prej sa kohësh merrte mjekim?

Nga 2018-ta e këtej, kur nisën problemet me të vëllanë. Arma ishte me leje.

Pse mbante armë kur ishte me mjekim?

Atë nuk e di, është pjesë e hetimit. Është paraqitur çdo dokument që arma është me leje.

Zjarr Tv Ad