Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot largimin nga detyra me vendim te Qeverisë të ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano duke treguar disa “prapaskena”.
“Ai pati fatin të bjerë në korent, korenti ishte afera e call center ku doli emri i Olsi Ramës. Skema ishte në Tiranë, vjedhja bëhej në Gjermani”, tha Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD.
“Kush iku tjetër me të? Iku dhe drejtorja e Agjencisë së luftës kundër Pastrimit të Parave, ishte emër formal në atë detyrë. Iku, do vijë një militant i thekur i PS që të shndërrohet në agjencia e mbrojtjes së larjes së parave të krimit”, denoncoi Berisha.
Sali Berisha: Mafia shtetërore po shtrengon në mënyrë të rrufeshme radhët, vetëm zhvillimet e djeshme jnë një dëshmi se në strofullën e tyre nuk ka paqe.
Shkarkohet pa asnjë motiv evident, drejtori i Përgjityhshëm i Poilicisë.
Nuk them se përfaqësonte ndonjë zyrtar të mirëfilltë, por e vërteta është që ai pati fatin të bjerë në korent, korenti ishte afera e call center ku doli emri i Olsi Ramës.
Skema ishte në Tiranë, vjedhja bëhej në Gjermani.
Sigurisht autoritetet gjermane iu drejtuan policisë shqiptare, këtij.
Iku Nano sepse 2.2 tonë drogë në Itali në ngarkesën e fundit nuk shkuan nga skafet, shkuan nga velat e klubit të Cucit.
Ato kam pasion unë tha ai, nuk merrem me skafe, na doëln velat transportuesit kryesorë të drogës.
Pra nuk është se Nano po bënte ndonjë luftë efikase, por pat naivitetin e jo sinqeritet, që këto të mos i mbulojë.
Kush iku tjetër me të? Iku dhe drejtorja e Agjencisë së luftës kundër Pastrimit të Parave, ishte emër formal në atë detyrë. Iku, do vijë një militant i thekur i PS që të shndërrohet në agjencia e mbrojtjes së larjes së parave të krimi.
Në një kohë kur Shqipëria është cilësuar si qendra operacionale e organizatave kriminale të rajonit, Evropës dhe botës. Kur në Tiranë mbijnë si kërpudha kullat gjigande të ngritura mbi kokainën, heroinën dhe kanabisin që kanë marrë erë në gjithë botën.