Ilir Meta: Në Autoritetin e Dosjeve ka njerëz që kanë punuar në Sigurimin e Shtetit dhe në SHISH

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar në emisionin ‘Open’ në News 24, se dosja e tij është e manipuluar dhe se në Autoritetin e Dosjeve punojnë njerëz që kanë qenë më parë në Sigurimin e Shtetit dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Sipas Metës, manipulimi i dosjes së tij gjatë kohës që ai ka qenë president dhe për këtë kanë qenë në dijeni edhe shumë persona të tjerë.

Biseda në Studio:

Ilir Meta: Në çdo faqe ka vulën e vet, dhe e bën të qartë. Dhe në Autoritet ka persona që kanë punuar në Sigurim dhe në SHISH. Prokurorisë i kam bërë disa kërkesa të karakterit hetimor.

Ju thoni se kjo është prova se ju jeni i pafajshëm?

Ilir Meta: Shko të rruga e Kavajës dhe bëjnë sa të duash nga këto. Po këtë s’e bëjnë dot se është me shkrimin e tij.

Kur është bërë ky manipulim?

Ilir Meta: Ky manipulim është bërë gjatë kohës që kam qenë president i Republikës. Për këtë kanë dijeni edhe njerëz të tjerë. Kjo është bërë pasi u zëvendësuan edhe disa njerëz në Autoritetin e Dosjeve që për integritetin e tyre besoj se nuk do ta bënin kurrë. Kjo është një goditje ndaj pluralizmit politik, nuk e shoh si personale.

Zjarr Tv Ad