Mblodhi në takim demokratët, reagon deputeti Gështenja: Të krijojmë ura komunikimi brenda PD, jo mure ndarëse

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lefter Gështenja, deputeti demokrat që mblodhi kolegët një darkë mbrëmjen e djeshme, reagon për herë të parë se sqaron se gjithçka ka qenë për të krijuar ura komunikimi brenda PD, dhe jo mure ndarëse.

“Nëse nuk ka bashkim, zgjedhjet lokale do humben para makinerisë kriminale të Edi Ramës.

E gjithë opozita në një kandidat është mundësia e vetme për t’ia dalë”, shkruan ndër të tjera deputeti PD.

“Nisur nga kërkesat e vazhdueshme të gazetarëve mbi takimin e djeshëm me një pjesë të deputetëve demokratë, ndjej detyrim të informoj se po, unë e kërkova këtë takim informal në vijim të takimit të datës 19 korrik ku kishim rënë dakort për tu takuar në fund të gushtit.

Veç të tjerash qëllimi kryesorë i takimeve ka qenë si të krijojmë ura komunikimi brenda Partisë Demokratike dhe jo mure ndarëse, për të gjetur zgjidhje politike që mund të unifikojë qëndrimin e opozitës.

Unë besoj në bashkimin dhe nuk do rresht për të bërë bashkë demokratët në kushtet kur sfida e zgjedhjeve lokale është në prag. Nëse nuk ka bashkim, zgjedhjet lokale do humben para makinerisë kriminale të Edi Ramës. E gjithë opozita në një kandidat është mundësia e vetme për tia dalë”, shkruan Lefter Gështenja.

Lexo edhe: Alibeaj darkë me 20 deputetë demokratë, një ditë para mbledhjes së kryesisë nga Berisha

Zjarr Tv Ad