Kriza energjitike, Balluku: Na pret një dimër jo i lehtë

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shqipëri, duke nisur nga muaji i ardhshëm, çmimi për konsumatorët familjarë të energjisë nuk do të jetë më i njëjtë. Ata që konsumojnë më shumë se 800 kilowat/orë në muaj, do të duhet që për sasinë e harxhuar mbi këtë kufi, të paguajnë, një çmim që pritet të jetë disa herë më i lartë se kuota aktuale prej 9.5 lekë, për kilowat/orë. Kjo ndërhyrje e qeverisë synon nga njëra anë të reduktojë kostot e larta, të importeve të mëdha të energjisë, dhe anga ana tjetër të nxisë kursimin nga ana e qytetarëve.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shpjegon se deri më tani kostot e importit kanë shkuar në mbi 280 milion euro, dhe sipas skenarit negativ të qeverisë mund të arrijnë dhe 680 milion euro deri në fund të vitit. Ministrja Balluku thotë se pavarësisht krizës së rëndë, në vend nuk do të zbatohen kufizime të energjisë

Kriza e rëndë energjitike që ka mbërthyer veçanërisht Europën, por dhe kushtet e pafavorshme të motit, me rreshje të kufizuara e kanë vënë dhe Shqipërinë përballë zgjedhjeve të vështira. Në kushtet kur çmimet në tregjet ndërkombëtare po rriten dita ditës, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të luftës në Ukrainë, ecuria e tyre e ardhshme mbetet e paqarta, sikundër dhe parashikimet atmosferike, të cilat kanë një luhatshmëri të lartë, dimri i këtij viti, nuk do të jetë gjithashtu si më parë.

“Eshtë një moment i vështirë për të parashikuar se si do jetë ky dimër. Por çfarë kemi kaluar në këto 8 muaj, na bën të jemi të përgjegjshëm se do të jetë një dimër jo i lehtë”, deklaron ministrja Balluku.

Zjarr Tv Ad