Ministria e Mbrojtjes nxjerr dokumentet: Ja si po mashtrojnë mediat e Hysenbelliut

0
636
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, fadromat e IKMT ka filluar prishjen e sipërfaqes së jashtme të “Prestige Resort”, pjesë e “Hysenbelliu Group”.

Mediat e këtij grupi deklaruar se leja e ndërtimit të resortit është firmosur nga vet kryeministri Rama, por kjo deklaratë është përgënjeshtruar nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas saj mediat po manipulojnë pasi, Rama ka firmosur në leje me kusht.

Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik.
Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit.
Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.
Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave
;2 ka njoftuar Ministria.

Zjarr Tv Ad