“Sulm me mesazh tipik mafioz”, Salianji: Me shembjet e paligjshme të IKMT te Prestige Resort, Rama po tregon se shteti është bërë pronë e tij

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Ervin Salianji në një intervistë në News 24, ka komentuar shembjet e paligjshme që IKMT ka zhvilluar në Prestige Resort të premten e 2 shtatorit.

Salianji thekson se sulmi ka mesazh tipik mafioz. Për Salianjin, me këtë operacion, Rama po tregon se shteti është bërë pronë e tij.

“Është sulm brutal që shkatërron disa kolona të funksionimit të një shteti të së drejtës. Ky është një sulm me mesazh tipik mafioz. Sulmi është i lidhur edhe me faktin se biznesmeni që ka resortin ka edhe një media profesionale. Po tregohet si mesazh se shteti është pronë e Edi Ramës. Kërto pamje janë të shëmtuara nga cilido që kërkon të investojë në turizëm. Është sulm ndaj të bukurës, sepse Prestige Resort ka dimension ndërkombëtar.
Kjo ndërhyrje brutale në pikë të mëngjesit ka bërë që edhe turistët të ndihen nën panik. Edi Rama kërkon që të vendosë kryeredaktor në çdo media, persona që i shkojnë atij përshtat. Operacioni ishte i njëanshëm dhe siç bën Rama, që nuk pyet as për procedura shtetërore, që bëhen në këto raste”, tha Salianji.

Zjarr Tv Ad