Mediat e huaja jehonë ndërhyrjeve të paligjshme të IKMT në Prestige Resort, Meta thirrje Ramës: Po bëhemi gazi i botës. Boll e nxive imazhin e Shqipërisë

0
1631
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndërhyrjet e paligjshme të IKMT-së në Prestige Resort, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë sepse po e nxin imazhin e Shqipërisë dhe po shkatërron turizmin, teksa mediat e huaja i kanë bërë jehonë ngjarjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik çon rruspat e antiligjit në një nga investimet më dinjitoze në Adriatik”.

Reagimi i Ilir Meta

Në vend të promovojmë vlerat më të mira dhe atraktive të turizmit shqiptar, që këtë vit lëngoi më shumë se kurrë për shkak të mosmbështetjes nga Qeveria, po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik çon rruspat e antiligjit në një nga investimet më dinjitoze në Adriatik.

Boll e nxive imazhin e Shqipërisë dhe shkatërrove turizmin shqiptar!

Zjarr Tv Ad