TEC-et lundrues me naftë janë nisur nga kanali i Suezit drejt Shqipërisë dhe pritet të mbërrijnë në datë 8 shtator.
Shoqëria Civile ka reaguar kundër kësaj nisme të qeverisë, duke kërkuar që të gjithë shqiptarët të reagojnë me nënshkrimin e peticionit online. Sipas Shoqërisë Civile dëmi që ky TEC do të shkaktojë në mjedis është tepër i madh pasi pritet të digjen rreth 600 tonë naftë në ditë.
Kërkesa i drejtohet edhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, me argumentin se dëmi ndaj turizmit do të ishte katastrofik pasi do të shkatërrohej edhe peshkimi dhe bujqësia.
Mes të tjerash, bëhet fjalë edhe për një dëm të madh ekonomik pasi shqiptarët do paguajnë afro 100,000 EUR cdo ditë (pa llogaritur koston e naftës) për 2 vjet rrjesht tek kompania që po i sjell keto 2 TEC-e, prodhim i vitit 1997, që i ka blerë në Bangladesh dhe nuk plotësojnë asnjë standard mjedisor.
Burimi: Fax News