Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort” jehonë në mediat greke: Kompleksi me famë botërore! Është fakt që grupi mediatik ka zbuluar skandalet e qeverisë

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksioni i paligjshëm i IKMT në ambientet e “Prestige Resort” në Golem ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të njohura greke. Kështu, ERT News në një artikull të saj shkruan se “shembja e një hoteli në Shqipëri ka bërë bujë të madhe”, duke shtuar se kjo është “hakmarrje e Edi Ramës”.

Kompleksi “Prestige Resort” në bregdetin e Adriatikut pranë Durrësit i përket grupit më të fortë mediatik në vend, me president Irfan Hysenbelliu. Grupi i tij mediatik ndjek një linjë të ashpër kritike ndaj qeverisë Rama. Kompleksi turistik në fjalë është me pesë yje dhe me famë ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e medias greke.

Më tej në shkrim theksohet se policia nisi punën për shembje që në orët e para të mëngjesit (2 shtator), duke shkaktuar panik tek qindra turistë të huaj që po qëndronin aty.

“Pronarët e grupit mediatik “Hysenbelliu Group” këmbëngulin se kjo është një hakmarrje personale e kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili, sipas zv.presidentes së grupit, Fabiola Hysenbelliu, ka tentuar vazhdimisht të negociojë një ndryshim në politikën editoriale të mediave”, thuhet në shkrim.

Po ashtu, media e njohur greke shkruan se “është fakt se grupi “Hysenbelliu”, me disa kanale televizive dhe gazeta, është protagonist në vend në zbardhjen e skandaleve të mëdha qeveritare të korrupsionit dhe paligjshmërisë, të tilla që së bashku me luftën e opozitës shkaktojnë dhimbje koke dhe dridhje në Qeveri.”

“Ashtu siç pritej, ngjarja shkaktoi një reagim të fortë nga opozita dhe bota gazetareske në vend. Ata ia atribuojnë këtë aksion personalisht kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë se po përpiqet të kontrollojë të gjitha pushtetet në vend, duke goditur lirinë e medias.

Opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngritur tonet për një vjeshtë të nxehtë politike në vend dhe për nevojën e dorëheqjes së qeverisë Rama”, mbyll artikullin media greke.

Zjarr Tv Ad