Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e peshkut në Greqi, raportohet për të vdekur dhe të plagosur. Mes tyre dhe një shqiptar

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e së dielës në një fermë peshku në Prevezë, në zonën e Kanallakit, në Greqi. Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën dy persona si dhe ka mbetur i plagosur rëndë një tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi është shkaktuar nga një shishe propan, rreth orës 15:30, teksa dy punëtorët, një me origjinë greke dhe tjetri me origjinë shqiptare, po kryenin punimet të saldimi. Dy burrat e moshës 39 dhe 40 vjeç u plagosën rëndë dhe ndërruan jetë pak më pas.

Një tjetër punëtor ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar fillimisht në spital në Kanallakiou, ndërsa më pas është transferuar në spitalin e Prevezës për trajtim më të specializuar.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat dhe ekipet zjarrfikëse që kanë nisur operacionin e shpëtimit.

Zjarr Tv Ad