Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një biznesmen shqiptar është gjetur i vrarë në Itali, pasi u deklarua i zhdukur dy ditë më parë.
Mediat italiane bëjnë me dije se trupi i pajetë i sipërmarrësit shqiptar është gjetur brenda një furgoni të parkuar buzë rrugës në fshatin San Carlo Canavese të Torinos.
Viktima është identifikuar si Fatmir Ara, 43-vjeç nga Shkodra me banim në Mathi, Torino.
Biznesmeni shqiptar dyshohet se është vrarë me një plumb, ndërsa trupi i pajetë u gjet nga karabinierët brenda furgonit të parkuar në një fushë.
Hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kanë nisur nga prokurorët e Ivreas.