Çmimi i lartë i karburanteve në Shqipëri/ Deputeti i PD thirrje qeverisë për marrjen e dy masave urgjente: Abuzimet e Bordit, vjedhje e hapur e qytetarëve

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Arbi Agalliu ka dale ne nje deklarate per mediat kete te merkure nga Kuvendi, nje dite pasi grupi parlamentar i PD depozitoi ne Gjykate Kushtetuese kerkesen per shfuqizimin e Bordit te Transparences.

Agalliu tha se grupi parlamentar i PD i ben thirrje Qeverise te marre dy masa qe jane urgjente per te ulur cmimin e karburanteve ne Shqiperi.

“Grupi parlamentar i PD kerkon nga qeveria marrjen e dy masave urgjente per lehtesimin e situates dhe uljen e cmimit te karburanteve.

Se pari qeveria te perdore autoritetin e saj per te ndikuar ne veprimtarine e bordit per uljen e menjehershme te cmimit te naftes, gazit.

Abuzimet qe po ben bordi gjate muajve vjedhje e hapur e qytetareve, abuzim qe po kryhet me lejen e qeverise nga oligarket e naftes.

Se dyti, hartimi i nje pakete te posaçme fiskale apo heqjen e perkohshme te taksave dhe uljen e tyre per çmimin e karburanteve.

Qeveria e ka ne dore uljen e cmimit te karburanteve duke hequr apo ulur taksat qe per fat te keq u marrin shume para familjeve shqiptare”, tha Agalliu.

Zjarr Tv Ad