Vangjeli: Askush nuk ka mjaftueshëm para për të blerë Berishën dhe Metën

0
1230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Lorenc Vangjeli ka thënë se askush nuk ka para të mjaftuehsme për të blerë Sali Berishën dhe Ilir Metën, teksa shtoi se e vetmja që që nuk ka çmim në Tiranë, është posti i kryeministrit.

Vangjeli tha ndër të tjera se një opozitë më e fortë është më e shëqndetshme edhe për qerverinë, ndërsa paralajëmroi se do të jetë e vështirë për Berishën dhe Metën të vijnë në pushtet.

Pjesë nga debati:

Meta: Opozita do bëhet bashkë me gjithë shqiptarët që kërkojnë ndryshim

Xhafo: Lorenc Vangjeli ka thënë se Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë provuar të jenë kryeministër dhe nuk i vihet çmim pozicionit të kryeministrit.

Vangjeli: Çdo gjë shitet dhe shitet në Tiranë. E vetmja gjë që nuk ka çmim në Tiranë është posti i kryeministrit. Askush nuk ka para të mjaftueshme në Tiranë për t’ju blerë ju (Metën) dhe zotin Berisha. Unë e kam shumë të lartë dhe nuk më afrohet njeri.

Rama mendonte se një opozitë e dobët do e bënte pushtetin e tij më të fortë, unë mendoj të kundërtën. Një opozitë e fortë është kushti për një qeveri të shëndetshme. Duke reformuar opozitën ju të dy, mendoj se shanset për të ardhur në pushtet nuk janë të larta.

Meta: Kanë qenë ndeshjet e shitura deri tani. Tani është lojë.

Vangjeli: Në këtë lojë nuk është llogaritur ajo që unë kam thënë, shfaqja e aktorit të ri që nuk kontrollohet nga qeveria. /abcnews.al

Zjarr Tv Ad