Takimi me Nikollën dhe Gjekmarkajn, Yuri Kim: Vijojmë me çdo drejtues të zgjedhur në mënyrë legjitime. Kur Shqipëria është nën sulm , SHBA ndërmarrin veprime

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim foli per mediat jashte Kuvendit pas takimeve qe pati me kryetaren Lindita Nikolla dhe nenkryetarin e Kuvendit Agron Gjekmarkaj.

Diplomatja amerikane tha se ky takim eshte bere tradite ne cdo nisje te sesionit te ri parlamentar. Kim theksoi se takimet do te vijojne me cdo lider te zgjedhur ne menyre legjitime.

“Si pjesë e traditës si unë e pararendësit e kemi bërë pjesë të traditës të takohemi me kryetarët e Kuvendit në fillim të cdo sesioni parlamentar.

Me rëndësi për ne që të vijojmë të aganzhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve, gjithashtu dhe mbajtjen e rregullave dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Kjo është aryseja pse ndodhesha sot këtu.

Ne do vijojmë të takohemi me të gjithë ata liderë, drejtues që janë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që  një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit”, tha diplomatja amerikane.

Ajo foli gjithashtu dhe per vendimin e qeverise shqiptare per te nderprere marredheniet diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik qe ndermori ndaj Shqiperise.

“Gjithashtu më lejoni ta përdor dhe këtë rast për të theksuar rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kunbër sulmit kibernetik kundër Shqipërisë.

E kemi parë deklaratën e bërë nga kryeministri Rama sot në mesditë.

Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë, duhet të jetë absolutisht e qartë se kur miku ynë dhe aleati ynë Shqipëria është nën sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime”, theksoi Kim.

Zjarr Tv Ad