Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se “të paudhët” në radhët e Policisë së Shtetit nuk duhet të jenë pjesë e saj.
Duke iu referuar rastit të vogëlushes së ndjerë në Himarë Jonada Avdija, e cila u përplas për vdekje nga Arjan Tase, një shef komisariati, Rama u shpreh se kohët e fundit “të paudhët” morën një lloj hovi që duhet ndërprerë.
Sipas tij Policia e Shtetit dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore e kishin kallëzuar policin Tase për shkelje të ligjit, por atë e riktheu në detyrë Gjykata dhe një prokuror i pastroi dosjen, duke e nxjerrë të pafajshëm.
Rama: Dua të ngre një pyetje: ai ishte ai individ i paudhë me skafin e tij vrastar shëmbëlltyra e Policisë së Shtetit? Nga kjo pytetje vazhdon në dy rrugë të ndryshme arsyetimi. Unë them jo, as ai që uroj të marrë ndëshkimin më ekstrem dhe as të tjerë indvidë, vetë AMP i ndjek dhe i heton e ndalon brenda uniformave blu dhe ia drejton Policisë së Shtetit. Të paudhët brenda llojit nuk mungojnë, por luftohen. Muajt e fundit kanë marrë një lloj hovi të paudhët në Policinë e Shtetit. Një hov që duhet ndërprerë. Falë angazhimit të trupës dhe të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore nga drejtori i ri i Policisë, vetëm në janat janë dënuar 29 policë me arrest 23 të tjerë dhe 12 nga këta të ndëshkuar janë ish-shefa komisaritesh. Prerja e drurëve të shtrembër është pjesë e pandashme e rritjes dhe fuqizimit të Policisë.
Ky është një standard i ri, që e ka sjellë një politikë e re në Policinë e Shtetit. Ka ardhur koha që të rrisim pagat, sidomos për nivelin bazë. Por thënë kjo, që do të thotë se pavarësisht se çfarë thuhet, nuk ka patur kurrë në historinë e Policisë një raport si ky që ne kemi vendosur me Policinë e shtetit, raport besimi dhe raport respekti. Ky është fakt, sikundër që është fakt që ka drurë të shtrembër, të cilët kanë rënë në sy në periudhën e fundit dhe duhen prerë. Policia e shtetit vijon të paguajë pasojat e një drejtësie të kalbur, që po pastrohet. Sa e sa janë rastet të dhimbshme gjithë këto vite, kur Policia ka harxhuar kohë dhe energji, madje duke rrezikuar jetën për t’iu hedhur hekurat vrasësve, përdhunuesve.
Është mirë që ta dinë të gjithë se ai i paudhi i Himarës të mos ishte në Polici, jo për atë që bëri por sepse AMP e pati çuar në prokurori për t’u ndjekur penalisht në shkelje të ligjit, gjykata e rikthen në detyrë dhe ia mbylli përfundimisht çështjen dhe e pafajësoi, e zabrdhi duke e rifutur në trupën Policore. Këto nuk janë justifikime, por fakte dhe skandale të cilat Policia i vuan. Pjesa dërrmuese e Policisë i vuan.