Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të bëjë një reformë të rëndësishme strukturore për menaxhimin e detit.
Gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të policisë, Rama tha se i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ngritjen e një njësie speciale policore të quajtur “Jonada”, për monitorimin e plazheve nga uji dhe ajri me dron.
“Përdoruesit e mjeteve të ujit janë shfaqur thuajse të gjithë si shkelës rregullash dhe trupat policore nuk kanë qenë në nivelin e duhur, sidomos në detin Jon, ku është edhe afrimi më i madh i motoristëve. Shkarkimi i zinxhirit drejtues ishte i duhuri, por nuk mjafton. Ka nisur puna për një reformë strukturore i të gjithë ngrehinës institucionale që lidhet me detin, që është një lëmsh, që është kthyer në një pengesë reale. 6 ministri dhe 7 institucione kanë kompetencat e tyre në det. Kjo do të marrë fund qysh në sezonin e ardhshme.
I kam kërkuar ministrit të krijojmë një njësie speciale policore që do e quajmë “Jonada” dhe vitin e ardhshëm të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe ajri dhe me dron për të garantuar sigurinë e plotë të pushuesve. Pa ju rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë përmes ujërave territorialë dhe nuk kanë arsye të shohin polic më sy përsa kohë nuk kërcënojnë asgjë”, tha Rama.