Yuri Kim zbardh takimin me Nikollën dhe Gjekmarkajn: Folëm për luftën kundër korrupsionit

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikollën dhe më pas me zëvendëskryetarin Agron Gjekmarkaj.

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada Amerikane bën me dije se ambasadorja i përcolli urimet më të mira për sesionin e ri parlamentar.

Gjatë takimit me Nikollën dhe Gjekmarkajn, ambasadorja ka përsëritur dhe njëherë përgjegjësinë e ligjvënësve në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, veçanërisht teksa Shqipëria negocion zyrtarisht anëtarësimin e saj të plotë në Bashkimin Evropian

Ndërkohë, në vijim Yuri Kim pritet të zhvillojë takime dhe me liderë të tjerë për të nënvizuar rëndësinë e ndjekjes së ligjeve, zbatimit të rregullave dhe forcimit të institucioneve demokratike.

“Ambasadorja Kim u takua sot me Kryetaren e Kuvendit Nikolla dhe më pas, veçmas, me zëvendëskryetarin Gjekmarkaj për t’u shprehur urimet më të mira për seancën e sapoçelur parlamentare, e cila do të diskutojë dhe vendosë për një sërë çështjesh të rëndësishme. Ajo përsëriti përgjegjësinë e ligjvënësve në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, veçanërisht teksa Shqipëria negocion zyrtarisht anëtarësimin e saj të plotë në Bashkimin Evropian. Ambasadorja do të takohet edhe me liderë të tjerë për të nënvizuar rëndësinë e ndjekjes së ligjeve, zbatimit të rregullave dhe forcimit të institucioneve demokratike”, thuhet në postim.

Zjarr Tv Ad