Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj Edi Ramës, duke u kthyer pas në vitin 2013, ku theksoi se Rama u shndërruar në një “vasal” të Beogradit.
“Në vitin 2013 Edi Rama, vrapoi me padurim drejt Beogradit. Në vitet 2010-2013, pati një seri negociatash. Edi Rama u vu në shërbim të tyre.” tha Berisha.
Mes të tjerash Berisha theksoi se Rama mbështeti idenë e shkëmbimit të territoreve një nismë sipas tij që përçau politikën e Kosovës.
“Edi Rama ndërmori përçarjen e klasës politike dhe mbështeti Xhorxh Sorosin për shkëmbim territoresh dhe ç’bërjes së Kosovës së pavarur. Shqipëria e pati potencialin drejt Beogradit. Pasi dështoi me projektin e ndryshimit të kufijve si vasal i Vuçiçit mori projektin e Ballkanit të Hapur.”
“Shëtiti me hartat si një shtrig i vërtetë. I kundërvuri Ballkanin e Hapur projektit të Berlinit. Shqiptarët i janë mirënjohës Angela Merkel se e krijoji procesin e Berlinit. Ne rrezikonim shumë të kalonim. Hodhi në kosh çdo hartë të ndryshimit të kufijve. Ëndrra jonë europiane iku drejt Beogradit.” tha Berisha.
Menjëherë pas Sali Berishës, fjalën e mori Taulant Balla, i cili tha se ai po hedh vrerin e tij kundër Shqipërisë.
“Sa herë i është dhënë mundësia ka bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë” tha Balla.