Polonia dhe shtetet baltike kufizojnë vizat për qytetarët rusë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Polonia dhe tre shtetet baltike kanë njoftuar se do të kufizojnë përkohësisht aksesin për qytetarët rusë që mbajnë viza të BE-së.

Kryeministrat e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë thanë në një deklaratë se masa ishte marrë për të adresuar kërcënimet e politikës publike dhe sigurisë në mes të fluksit të konsiderueshëm dhe në rritje të qytetarëve rusë në BE.

“Ne besojmë se ky po bëhet një kërcënim serioz për sigurinë tonë publike dhe për zonën e përbashkët Shengen”, thanë ata.

Masat pritet të hyjnë në fuqi deri më 19 shtator dhe do të kufizojnë hyrjen në zonën Shengen për qytetarët rusë që udhëtojnë për qëllime turizmi, kulture, sporti dhe biznesi.

Përjashtime do të bëhen për kategori të ndryshme, përfshirë “disidentët”, “rastet humanitare”, anëtarët e familjes dhe mbajtësit e lejeve të qëndrimit në vendet e BE-së.

“Ne mbështesim plotësisht nevojën për të vazhduar përkrahjen e kundërshtarëve të regjimit të Putinit dhe t’u ofrojmë atyre mundësi për t’u larguar nga Rusia”, thanë udhëheqësit.

Ata shtuan se ishte e papranueshme që qytetarët e shtetit agresor të mund të udhëtojnë lirisht në BE, ndërsa në të njëjtën kohë njerëzit në Ukrainë torturohen dhe vriten. /abcnews.al

Zjarr Tv Ad