Vangjel Dule kërkon komision e hetimor: Të mbledhim firmat, për pazaret e kompanive vendase të energjisë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Vangjel Dule në fjalën e tij në Kuvend u ka bërë thirrje kolegëve që të mbledhin firmat dhe të ngrenë një komision hetimor për veprimtarinë e kompanive prodhuese të energjisë elektrike. Sipas tij, përpara është një periudhë më e vështirë se aktualja.

Periudha e vështirë që na pret përpara, nuk është e shkurtër. Paralajmërimi i Lagard i dy ose tre orëve më parë (Christine Lagarde – shefja e Bankës Qëndrore Evropiane) ishte se inflacioni do të zgjasë të paktën edhe dy vite.

Edhe kolegët e opozitës, duhet të mbledhim firmat për ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me aktivitetin e aktivitetin e kompanive prodhuese të energjisë në vend. Pazaret janë me kosto dramatike për vendin. Është emergjencë”, u shpreh Dule.

Po ashtu, deputeti foli dhe masat e marra nga qeveria për të ndihmuar qytetarët në këtë periudhë, duke thënë se politikat e socialistëve janë “demagogjike dhe refraktare”.

Zjarr Tv Ad