“Qeveria, asfiksuese e të ardhmes së të rinjve”- Ilir Meta: 79% e qytetarëve duan të ikin nga Shqipëria, vendi me papunësinë më të lartë në Europë

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik sipas të cilave 79% e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë duan të largohen nga vendi.

Meta shprehet se Tirana është një nga tre kryeqytetet me çmimet më të larta në Europë për blerjen e apartamenteve duke paralizuar çiftet e reja për ndërtimin e familjes dhe të ardhmes së tyre në Shqipëri.

“Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Europë.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, 79% e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë largohen nga vendi për shkak të pagave të ulta.

Tirana është ndër tre kryeqytetet me çmimet më të larta në Europë për blerjen e apartamenteve, duke penalizuar më së shumti çiftet e reja dhe duke ua bërë të pamundur të rinjve ndërtimin e familjes dhe të ardhmes së tyre në Shqipëri.

Ndërsa Qeveria është kthyer në asfiksuese e së ardhmes së të rinjve, rikthimi i shpresës dhe mbrojtja e familjes dhe vendit nga shpopullimi është kthyer në një mision mbarëkombëtar, për të cilin nuk do të ndalemi në asnjë moment”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad