A do merrni pjesë në protestën e thirrur nga Meta? Tabaku: Pagesat abuzive për Inceneratorët vazhdojnë! Qeveria u jep lëmoshë qytetarëve, as bukë nuk blejnë dot

0
675
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike është pyetur nga gazetarët nëse do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të martë para Inceneratorit të Tiranës.

Ajo renditi disa nga faktet në lidhje me skandalin e Inceneratorëve ndërsa shtoi se është e rëndësishme që kushdo të protestojë në lidhje me shkeljet e kësaj qeverie.

“Komisioni hetimor zbuloi një aferë të jashtëzakonshme. Kontrata është abuzive. Është korruptive. Kur qeveria mori informacion nga KLSH. Ajo duhet t’i kishte ndaluar pagesat. Pagesat për Inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës vazhdojnë.

Unë shpresoj shumë për aferën e inceneratorëve SPAK duhet të bëjë drejtësi të plotë. Shpresoj që hetimet të vazhdojmë. Dhe nga komunikimet zyrtare që kam me SPAK. Është shumë e nevojshme që kushdo të protestojë për energjinë, për vjedhjen”, tha Tabaku.

Ajo shtoi se qeveria ofron lëmoshë për qytetarët pasi ndihma e ofruar në planin e ndihmës ekonomike një familje pensionistësh nuk i mjafton as për të blerë bukë.

“Nëse do ishim kursyer në tenderët e qeverisë dhe administratës publike do ishte marrë vlera më e ulët në çdo tender. Qeveria i ka dhënë tenderat me 99% të vlerës dhe për të gjithë shqiptarët jep 50 mln euro në total.

Asnjë bukë nuk blejnë dot pensionistët me këtë ndihmë. Për familjet me ndihmë ekonomike është qesharake. Flitet për miliona euro që vazhdojmë dhe paguajmë çdo ditë. Sot inceneratorët duhet të na kishte dhënë edhe energji elektrike. Janë projekte korruptive që vazhdojnë dhe paguhen çdo ditë.

Nëse mund ta quajmë paketë lëmoshe i bëjmë nder sepse paketë nuk quhet. Është një tallje e radhës që nuk i përgjigjet qytetarëve. Rritja e pagave ndodh vetëm në vit elektoral. Unë nuk e di se çfarë vlere ka paketa për mbjelljen e grurit kur ai duhet të kishte filluar të mbillej. Kjo është një lëmoshë. Është viti më i vështirë ekonomik për qytetarët”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad