Nicolas Cage dhe partnerja e tij 29 vite më e re mirëpresin në jetë vajzën e tyre! Sipërmarrësja më e vogël në moshë se djali i aktorit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nicolas Cage dhe bashkëshortja e tij Riko Shibata kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë. Një burim tha për People, se foshnja erdhi në jetë të mërkurën.

“Nicolas dhe Riko janë të lumtur të njoftojnë lindjen e vajzës së tyre. Nëna dhe vajza janë mirë”, tha një përfaqësues i çiftit.

Aktori 58 vjeçari është gjithashtu babai dy djemve Weston, 31, dhe Kal-El, 16 vjeç, përkatësisht me ish-partneret Christina Fulton dhe Alice Kim.

Lajmi se aktori dhe sipërmarrësja 29-vjeçare do bëheshin prindër u zbulua në janar të këtij viti.

Tre muaj më vonë, Cage i tha Kelly Clarkson se do prisnin në jetë një vajzë dhe planifikonin ta quanin Lennon Augie, homazh për John Lennon dhe babain e Cage, August Coppola.

“Do ta quaj shkurt Lenny”, shpjegoi fituesi i Oscar në intervistën e prillit. “Jam i emocionuar. Do të jetë aventura më e madhe e jetës sime.”

Ndërsa shtoi: “Më pëlqen të jem baba dhe të marr seriozisht detyrat e mia prindërore.”

Cage dhe Shibata u takuan dhe ranë në dashuri në vitin 2019. Ai i propozoi martesë përmes FaceTime dhe dyshja u martuan në shkurt 2021 në Las Vegas.

Fituesi i Golden Globe ka qenë i martuar më parë me Patricia Arquette nga 1995 deri në 2001, Lisa Marie Presley nga 2002 në 2004, Kim, 38-vjeçe, nga 2004 në 2016 dhe Erika Koike për katër ditë në 2019.

Zjarr Tv Ad