“Nuk ka zhvillim pa krimin”- Tedi Blushi për deklaratën e fortë të ministrit Bledi Çuçi: Do ishte shkarkuar në sekondë pas këtij pohimi tronditës, në çdo vend të Europës

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për deklaratën e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili ka deklaruar në një emision televiziv se “vrasje do ketë gjithmonë, nuk ka zhvillim pa krim”.

“Një Ministër i Brendshëm, në çdo vend të Europës do të ishte shkarkuar në sekondë nga detyra, në rast se do të bënte një pohim të tillë kaq tronditës për opinionin dhe po aq frymëzues për krimin. Por në Shqipëri kjo nuk ndodh sepse krimi e ka sot kumbarin e tij në krye të Qeverisë” shkruan në reagimin e tij në rrjetet sociale Blushi.

POSTIMI I PLOTE

Krimi është oferta e vetme e Edi Ramës për zhvillimin e Shqipërisë. Vetë Ministri i Brendshëm, publikisht dhe paturpësisht pohon se: “Nuk ka zhvillim pa krimin” dhe në këtë rast autori dihet çfarë ka dashur të thotë.

Këtu e ka dhe burimin shkelja e ligjit, kapja për fyti e shtetit dhe e drejtësisë, mungesa e rendit publik dhe rritja e pasigurisë së jetës, vjedhjet dhe abuzimet me taksat e shqiptarëve.

Një Ministër i Brendshëm, në çdo vend të Europës do të ishte shkarkuar në sekondë nga detyra, në rast se do të bënte një pohim të tillë kaq tronditës për opinionin dhe po aq frymëzues për krimin. Por në Shqipëri kjo nuk ndodh sepse krimi e ka sot kumbarin e tij në krye të Qeverisë.

Është kjo është arsyeja pse 10 vite në pushtet Edi Rama e kanabizoi Shqipërinë, u hapi portet, aeroportet dhe të gjitha rrugët trafikantëve të drogës, “bekoi” vrasjet dhe atentatet mafioze në qendrat e qyteteve me parrullën “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, e ktheu Tiranën në “lavatriçe” të pastrimit të parave të pista me kullat shumëkatëshe, përdori bandat për vjedhjen e votave, “gradoi” trafikantët me mandat deputeti, i emëroi kryebashkiakë dhe drejtorë në administratë, kriminalizoi Policinë e Shtetit dhe dekonspiroi aksionet për kapjen e të shumëkërkuarve.

Çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet.

Ndaj shporrja një orë e më parë e kumbarit të krimit, Edi Rama është sot prioriteti ynë kryesor!

Zjarr Tv Ad