Vitet kanë mbetur në vend për Çiljeta Xhilagën, këngëtarja na kthen pas në periudhën e gjimnazit

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panorama Plus/ Ndonëse është shkëputur prej vitesh nga muzika, Çiljeta Xhilaga e ka gjetur mënyrën për të qëndruar pranë fansave, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Këngëtarja ndan shpeshherë momente nga përditshmëria e saj. Mirëpo së fundmi, është kthyer pas në kohë kur ishte në periudhën e gjimnazit.

Ajo ka ndarë në Instastoryn e saj një foto të dëftesës ku krahas shkruan: “Yy çfarë gjeta, dëftesën e maturës. 18jeç.”

Duhet ta pranojmë që vitet nuk kanë ecur fare për Çiljetën, pasi ajo duket e njejta në foton bashkangjitur dëftesës.

Nga ana tjetër në aspektin personal, prej kohësh tashmë ajo është në një lidhje me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën. Me anë të postimeve në Instagram, Çiljeta ka treguar marrëdhënien e ngushtë që ka me djalin e futbollistit.

Zjarr Tv Ad