Përplasje me Ramën për ndërtimet pa leje? Veliaj: Atyre që kanë kallo në gjunjë nga lutjet që kjo të ndodhë, u them ka zero shanse

0
1542
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka adresuar zërat për një përplasje të mundshme mes tij dhe kryeministrit Edi Rama për shkak të një aksioni qeveritar që deri tani ka identifikuar dy pallate shumëkatëshe pa leje në Tiranë.

Veliaj tha nga Zall Herri, ku ndodhet në një ceremoni për inagurimin e një blloku banesash së bashku me Ramën, se një përplasje mes tij dhe kryeministrit ka “zero shanse që të ndodhë”.

Veliaj tha se ata që kanë patur pushtetin dhe kanë “shqyer” Tiranën me ndërtime pa leje, tashmë luten në gjunjë për një përplasje mes tij dhe Ramës, që të marrin sërish pushtetin.

Sipas Veliajt sot në Tiranë 1 në 10 mijë ndërtime është pa leje, ndërsa Bashkia po punon me Qeverinë për të adresuar këtë situatë.

“Kohët e fundit dhe ditët e fundit, kemi pasur debate edhe çfarë ndodh në qendër të Tiranës, jo vetëm në periferi. Ka shumë nga ata njerëz të lodhur do thoja, që shpresojnë se kryetari i Bashkisë do të hyjë në një konflikt me Kryeministrin që t’i dhurojnë atyre pushtetin. Njerëz që në fakt e kanë pasur në dorë pushtetin. Nuk e di sa kallo duhet të kenë në gjunjët e tyre që të luten dhe kjo një ditë unë dhe kryeministri nuk do shkojë mirë. Kjo ka zero shanse të ndodhë. Të gjithë atyre që luten që ne të kemi një konflikt të madh, dhe krejt papritur t’i lëmë ata që shqyen Tiranën të menaxhojnë vendin, dua t’u them këtë. Bashkia e Tiranës dhe qeveria janë duke diskutuar se si nga një situatë ku kishim 1 në 10 ndërtime, në situatën që kemi sot 1 në 10 mijë ndërtime në paligjshmëri, të adresojmë edhe ato pak raste që kemi. Sepse kemi ligje që i ndalojnë por nuk kishim akte nënligjore, si i merr shteti, kishim ligje për gjobën por jo akte nënligjore. Kush uron dhe kush mendon që në këtë përpjekje që ne kemi, ne do të kemi konflikte përçarje, dhe inate, probabiliteti është zero hiç”, deklaroi Veliaj.

Zjarr Tv Ad