Berisha bën premtime prej Kryeministri: Rrogat do të jenë përparësi! I vendosëm njëherë dhe dolëm në krye të Ballkanit

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasditen e sotme po zhvillon një takim me demokratët e Përrenjasit.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri u ndal te kriza e cila ka kapluar vendin si dhe te paketat që qeveria ka ndërmarrë për përballimin e kësaj krize.

Sipas Berishës, paketat e qeverisë krahasuar me ato që Kosova ka ndërmarrë për qytetarët e vet janë qesharake.

Ndër të tjera, Berisha gjithashtu premtoi se kur ai të vijë në pushtet rrogat e qytetarëve do të jenë përparësi absolute.

“Albin Kurti i jep pension çdo pensionisti 100 euro, i jepp çdo studenti 100 euro, çdo rrogëtari 100 euro, çdo punonjësi në adminsitratë 50 euro për të përballuar ccmimet. Ndërsa, ky tallet.

Përse nuk japin, sepse këta vjedhin. Kishte mundësi që këto para për tja u dhënë ju, ai ka mbledhur vetëm nga rritja e çmimeve, rriten të ardhurat nga TVSH 400 milion euro. Janë të ardhrua direkt nga rritja e TVSH.

Rritja e rrogave do të jetë përparësi apbsolute. E vendosëm njëher përparësi dhe dolën në krye të Ballkanit. Ju garantoj që në rast se ky do ta kishte qëllim këtë, dhe nuk ka kryeministër normal që nuk ka qëllim begatinë e qytetarëve, sot rrogat e qytetarëve me 500 miliardë që ka marrë borxh mund të ishin së paku trefishuar.

Ato realisht tani janë, mund të jenë 20% më të ulta për shkak të inflacionit pasi çmimet nga 2014 deri në 2021 për paetën e shprotës janë dyfishuar.

Pra ne jemi për një paketë emergjente, pastaj sigurisht vendosja e një zbatimi programi, i cili bazohet në vlerat fmailjare, athetarinë, taksat. Ky po bën gjithçka që sërish Beogradi të bëhet kryeqyteti i Ballkanit të Hapur”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad