“Mbi 800 kWh paguhet më shtrenjtë”, ekspertja: Vendimi do prekë gjithë shtresën e varfër dhe të mesme

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme gjatë prezantimit të paketës së dytë anti krizë, qeveria bëri publik vendimin për energjinë elektrike.

Çdo kilovat mbi 800 kWh, do të paguhet me çmimin e tregut. Ishte ministrja Balluku, ajo që bëri me dije se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë kilovati për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kWh. Por sipas qeverisë, kjo masë do të prekë vetëm 4% të popullsisë. Ndryshe mendon ekspertja e ekonomisë Suzana Gaxholli.

E ftuar në “Radari Informativ”, në Abc, me gazetaren Juli Xhokaxhi ekspertja tha se ky vendim do të prekë të gjithë shtresën e mesme dhe të varfër.

Dhe kjo sipas saj do të vihet re menjëherë sepse qytetarët do ta ndjejnë në xhepat e tyre.

Guxholli: Statistikave të qeverisë, edhe kur janë të vendeve të zhvilluara i vihet pikëpyetje. Statistikave tona nuk i është ndarë asnjëherë pikëpyetja. Gjysma jetojnë në varfëri dhe ne këtë e dimë, nuk e mohojmë dot. Është më i madh numri i familjeve që preken sepse ne jemi një vend pa alternativa. Energjia elektrike është burimi i çdo familjeje shqiptare për tu ngrohur, për tu ftohur dhe për çdo gjë. Të flasësh për rritje për konsumin mbi 800 kw/h në muaj do të thotë të prekësh gjithë shtresën e mesëm. Propaganda populist prek të varfrit dhe shtresën e mesme. Numri i familjeve që do të preken do të duket menjëherë sepse të gjithë do ta ndjejnë në xhepat e tyre.

Ekspertja sugjeroi që qeveria të bëjë paketa të prekshme nga ana e qytetarëve. Në gjykimin e saj, vendi ynë nuk ka bërë asnjëherë paketë të prekshme në asnjë krizë më të cilën është përballur Shqipëria.

Guxholli: Ne nuk kemi një popullsi të edukuar kaq shumë dhe këtë e shohim në ambientet e zyrave që hapim ngrohjen dhe ftohjen dhe pastaj hapim dyert e dritaret. Të këshillosh që mos përdorësh dushin apo ndërprerje të energjisë këto janë të pamenduara. Në vend që të merret qeveria dhe të bëjë paketa të prekshme dhe të ndjeshme siç bëjnë vendet e tjera merret me këto vendime që i shastisin njerëzit dhe i bëjnë të tallen. Ne nuk kemi bërë paketa të prekshme në asnjë krizë./Abcnews.al.

Zjarr Tv Ad