Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pedonalja e Shkodrës ka parë mbrëmjen e djeshme një vërshim të madh uji, për shkak të reshjeve intensive të shiut që kanë nisur pothuajse prej paradites. Intensiteti i lartë i tyre, ka bërë që rrugët e qytetit të kthehen në “gjol”.
Shërbimet e Bashkisë kanë qenë në terren për menaxhimin e situatës, por reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë dhe e kanë pamundësuar ndërhyrjen e menjëhershme.
Edhe vetë shkodranët janë shprehur se reshje të tilla shiu, me interval të gjatë dhe intensitet aq të lartë sa mbrëmjen e djeshme, nuk janë parë ën qytetin kryeqendër të Veriut prej kohësh.