“Numërimi mbrapsht drejt katastrofës”, zbulohet mesazhi që u shfaq pas sulmit kibernetik nga Irani në sistemin TIMS shqiptar

0
335
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar mesazhin që iu ka shkuar në kompjuterë punonjësve të pikave kufitare mbrëmjen e të premtes, kur sistemi i ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit u gjend nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik.

Numërimi mbrapsht i Tiranës drejt katastrofës”, thuhet në foton e dërguar nga hakerët.

Mësohet se hakerat kanë publikuar në Telegram edhe një video nga kamerat e sigurisë së pikave kufitare. Në video shihet punonjësi i pikës kufitare teksa procedon me udhëtarët dhe në një moment, del nga sistemi. Ai provon sërish dhe sërish ndodh e njëjta gjë.

Zjarr Tv Ad