Presidenca e Kosovës nderon viktimat e 11 shtatorit, objekti dekorohet me flamurin amerikan

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për t’i nderuar viktimat e sulmit të të 11 shtatorit 2001, ndërtesa e Presidencës së Kosovës, është veshur me ngjyrat e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dekorimit të Presidencës me flamur amerikan, iu shtua edhe mesazhi “Ëe ëill never forget’’ (Ne nuk do harrojmë kurrë), i cili bartë në vete dhe hijezimin e kullave binjake të goditura nga sulmi terrorist i 21 viteve më parë.

Çdo vit, 11 shtatori shënohet në forma të ndryshme në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

Zjarr Tv Ad