Fotot nga paparazzi/ Një moment, alla Marilyn Monroe për Belinda Ballukun

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë zyrtare. Zëvendëskryeministrja bën pjesë te personazhet që rrallë zgjedh të dalë publikisht me fustan, apo veshje disi më trendy sesa pozita ia lejon. Për sesionin e ri parlamentar, ministrja e Ekonomisë kishte zgjedhur një fustan, deri diku i denjë për një mbrëmje gala.

Me fryrjen në pjesën e poshtme, duket sikur është gati për të shkuar në një ballo, më shumë sesa në Parlament, ku do të ndeshet me akuza dhe debate të shumta.

Gjatë parakalimit të saj deri te dera e institucionit, kjo foto na sjellë ndërmend momentin e famshëm të Marilyn Monroe, ku i ngrihet fustani i bardhë.

Vetëm se ministres fustani nuk iu ngrit, por prerja e veshjes në një moment ka zbuluar pak më shumë sesa duhet nga këmbët e ministres. Megjithatë si shihet, poshtë fustanin duket edhe astari, që në çdo rast do ta mbronte Belindën nga një incident i pakëndshëm. //PANORAMA.AL

Zjarr Tv Ad