Bledi Çuçi publikon videon “live” nga aeroporti i Rinasit: TIMS është 100% në punë, të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, mbrëmjen e sotme ka publikuar pamje live nga aeroporti i Rinasit duke treguar se puna po vijon normalisht dhe se sistemi i portave elektronike vijon punën pa problem.

Çuçi ka bërë me dije se sistemi i portave elektronike (e-gate) nuk punon pa TIMS dhe sistemi është 100% në punë.

Ministri thekson se akuzat që sistemi TIMS nuk punon janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia.

“Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht. Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun”, shkruan Çuçi.

Zjarr Tv Ad