Prej kohësh është folur për një rivalitet mes Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt në radhët e mazhorancës.
Këtë të hënë Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës shigjetoi edhe Bashkinë e Tiranës për të cilën tha se do të ketë penalitete në rast të abuzimit me energjinë elektrike.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balluku tregoi se është në komunikim të vazhdueshëm me kryebashkiakun Veliaj, por shtoi se Bashkia e Tiranës do penalizohet njësoj si të gjitha institucionet e tjera në rast shkeljesh.
“Kjo është bashkia e Tiranës që do të penalizohet si gjithë institucionet e tjera, nuk përjashtohet. Me Erionin jam gjithmonë në kontakt.
Vetëm nëse bëjnë riparime duhet të mbajnë tensionin të ndezur se u nevojitet për të parë”, – tha Balluku.
Teksa tha se të njëjtin komunikim kishte pasur edhe me kryebashkiaken e Durrësit për të njëjtën situatë, Balluku u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje nga institucionet.