”Edi Rama nderi i kombit”/ Kush është mësuesja rilindase që Rama e përdori si simbol propagande- Nga Ilir Allkja

0
263
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ilir ALLKJA

Kush është mësuesja rilindase që Rama e përdori si simbol propagande.

Dje kryefjala e mediave u bë një ngjarje që  Rama përdori si simbol të një shteti të drejtë dhe demokratik në Kongresin Kombëtar të Arsimit.

Ai tregoi për një mësuese, pa emër, që ishte kontribuese në të gjitha fushatat elektorale të partisë socialiste e cila kishte fituar një punë me kontratë të përhershme në arsim, përmes aplikimit në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Në sallën e mbushur plot me mësues anëtarë  të partisë ai përmendi se e kishte  kontrolluar gjithë aktivitetin e kësaj patronazhisteje të zellshme e cila kishte punuar lagje më lagje e shtëpi  më shtëpi  pêr fitoren  e partisë socialiste.

Vetë kryeministri deklaroi se ishte interesuar për rastin e saj, për reagimet në rrjetet sociale që shfrynin se ajo po punësohej për qëllime politike, por në fund kishte marrë vesh se ajo e kishte fituar me drejtësi vendin e punës.

Më tej  kryeministri  përmendi  dhjetëra raste  mësuesish,  infermierësh, mjekësh e punonjës  administrate  që ishin pushuar  nga puna  për arsye se kishin  shfaqur  qëndrime  anti-parti,  anti-qeveri  apo  anti-bashki  në diskutime  me kolegë  apo  familjarë  të tyre.

Kryeministri Rama deklaroi votat  në drejtim  të paditur do të ndëshkohen mê ashpër ndërsa theksoi  se lufta ndaj  gjithë atyre që nuk përkrahin  qeverisjen  e tij  do të përshkallëzohet  edhe  tek  fëmijët,  të cilët duhet doemos  të rriten  me dashurinë  për udhheqësin.

https://m.youtube.com/watch?v=gd70tMkXuZs

Zjarr Tv Ad