A ka përplasje Berisha-Meta? Harxhi: Jo, ata kanë vetëm një qëllim, largimin e qeverisë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e thirrur nga Partia e Lirisë dhe mungesa e Sali Berishës ishte një tjetër pikë diskutimi ku të ftuarit u fokusuan në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

E pyetur nëse ka një përplasje mes zotit Berisha dhe zotit Meta se kush do ta drejtojë opozitën, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi, tha se pavarësisht perceptimit nuk ka asnjë përplasje.

Sipas saj si zoti Berisha ashtu edhe Meta kanë vetëm një qëllim largimin e Edi Ramës.

Pjesë nga biseda:

Baçi: A frymëzojnë sot Berisha dhe Meta? Me gjithë këto skandale edhe me fakte, si është e mundur që nuk ka reagim qytetar?

Xhafo: A perceptojnë qytetarët një kompeticion mes të dyve si lider të opozitës?

Baçi: Mesa kam parë unë Meta dhe Berisha janë munduar ta shmangin, por persona të ndryshëm mund të duket sikur ekziston.

Xhafo: Në disa gjëra zoti Meta të paktën në marrëdhënie me ndërkombëtarët ka avantazh, nuk është non-grata.

Nesho: Këtu kemi një situatë ku mund të diskutojmë por nuk mund të prodhojmë lidera. Liderat kanë një rritje dhe një histori

Xhafo: A ka përplasje?

Harxhi: Nuk ka përplasje. Nuk ka arsye, ne i tensionojmë gjërat. Po flisni për përplasje kur nuk ka. Ndoshta do të duhet të merremi më shumë për tezën sa i përket besimit në popull në përgjithësi. Janë të dy në një qëllim.

Nesho: E tha dhe Berisha se kush udhëheq është një çështje që i takon popullit. Kanë sjellë elementë të rinj, njëri demokracinë tjetri referendumin.

Harxhi: Janë të dy palët në një bedel për të luftuar atë qëllim të përbashkët që kanë shqiptarët.

/Abcnews.al/

Zjarr Tv Ad