Një VKM që shkel hapur nenin 300 të Kodit Penal

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

KLODIAN TOMORRI

Vendimi i qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve apo shtesave pa leje është amnistia më e madhe penale dhe një nga aktet më të paligjshme në historinë e Shqipërisë.

Sipas vendimit, qeveria do të konfiskojë ndërtimet pa leje përmes një marrëveshje blerje me 1 euro nga ndërtuesi, pastaj Këshilli Kombëtar i Territorit do të legalizojë shtesën apo ndërtimin duke nxjerrë lejen përkatëse.

Institucioni që konstaton ndërtimin apo shtesën pa leje është IKMT, i cili pastaj nis procedurat për konfiskimin dhe legalizimin e objektit në KKT.

Në asnjë rast, vendimi i qeverisë nuk i ngarkon detyrë IKMT, apo çdo institucioni tjetër shtetëror, të bëjë kallëzimin penal në Prokurori.

Shikoni tani! Nga nesër, me ligj, drejtuesit e IKMT, Këshilli Kombëtar i Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shndërrohen në institucione kriminale. Neni 300 i Kodit Penal thotë:

“Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”

Guxim të madh kanë. Firmosni, firmosni, bëhuni kamikazë! Ndoshta sot nuk ju prek njeri, por pas 3 vjetësh janë zgjedhjet dhe nuk dihet si shkon puna. Tani i takon opozitës t’u thotë të gjithë këtyre më sipër që nuk do të amnistohen, por do të shkojnë të gjithë para ligjit. Edhe zyrtarët, edhe ndërtuesit që kanë shkelur ligjin. Thojeni, thojeni publikisht!

Zjarr Tv Ad