Shkëputja e ballkonit nga pallati në Mamurras, banorët rikthehen në banesa: Nuk ka pse të shembet

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e pallatit që solli panik pasditen e djeshme në Mamurras, pas shembjes së ballkonit në katin e pestë, janë rikthyer sërish në banesat e tyre. Me sa duket ngjarja nuk i ka shqetësuar.

Janë 9 familje të godinës që ishte në rikonstruksion, ndërsa disa familje të tjera ndodhen në emigrim.

Abc mëson se edhe një ballkon tjetër rrezikohet të shembet.

“Nuk shembet pallati. Nuk ka pse të shembet. Unë u habita kur e pashë”, tha një banor.

Godina e pallatit duket se ka pësuar dëmtime nga mbetjet e rëna përreth saj. Nga institucionet nuk ka ende asnjë informacion për apartamentin e dëmtuar.

Kujtojmë se disa pallate janë dëmtuar nga tërmeti i viti 2019. Në Mamurras disa pallate janë shembur pasi kanë rezultuar të pabanueshëm.

Sakaq, ekspertët e vlerësuan të rregullt pallatin që u dëmtua ditën e djeshme, ndonëse pjesërisht rezultonte me dëmtime të lehta./Abcnews.al/

Zjarr Tv Ad