Analisti Andi Bushati thotë se nuk ka fakte për të vërtetuar një lobim rus në PD.
Në emisionin Noëw në Euronews Albana Bushati u shpreh se të dyja palët, edhe ata të Berishës edhe ata të Bashës janë duke bërë teatër në një kohë që të gjithë ishin në PD në 2018 kur u publikua kjo çështje.
Bushati tha se i duket e pabesueshme që një parti politike në Shqipëri të shitet për 150 mijë dollarë aq sa rezulton nga artikulli i botuar në revistën amerikane në 2018.
“Logjika thotë se edhe gazeta që e ka hapur këtë çështje edhe zyrtari amerikan flasin për gjysmë milionë dollarë, pra është e njëjta aferë. Revista amerikane në 2018 thotë janë dhënë 650 mijë dollarë në 3 pagesa, një nga të cilat 150 i ka paguar përmes një kompanie guaskë të tjerat janë para të PD, pra nuk ka fare rusë. Pra, e gjithë afera e madhe e fluksit të parave të Putinit për të destabilizuar rajonin për 150 mijë dollarë. Që këtu afera shfryhet dhe e gjitha ka të bëjë me luftën tonë politike”, tha Bushati.